Të gjithë pacientët janë në gjendje stabile dhe ata jashtë vendit, 51, janë kryesisht në gjendje stabile. Edhe sot ka pacientë që vijnë në spital. “Të gjithë ata që nuk janë paraqitur dje duhet të paraqiten sot”, tha në një konferencë për media ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari.
Ai tha se “Të gjithë pacientët i kemi marrë nga Koçani dhe Shtipi, janë 49 në Klinikë, në “8 shtator” – 18 pacientë, në Spitalin e vjetër të qytetit janë 17 pacientë, ndërsa në Shtip tani janë raportuar dy pacientë të rinj. Në Turqi janë 9 pacientë, në Bullgari 14, në Greqi 5 dhe në Serbi 17 pacientë. Dy pacientë u dërguan në Budapest dhe 4 në Lituani. Sot presim që disa pacientë të tjerë të dërgohen jashtë vendit, në Kroaci, Slloveni, Austri dhe 12 pacientë në Beograd, në Akademinë Mjekësore Ushtarake”, tha Taravari.

Ai tha se “situata është plotësisht nën kontroll”. “Të 20 pacientët kritikë që ndodhen jashtë vendit janë relativisht stabil, nuk ka asnjë ndryshim në gjendjen e tyre tani për tani. Deri në orën 14 do të dalim me numra për të gjitha spitalet ku janë pacientët tanë në mënyrë që të komunikojmë me spitalet”, tha Taravari.
Në Maqedoni janë duke u trajtuar 84 pacientë, kurse jashtë vendit 51 pacientë, gjithsej 135 të lënduar.