Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka uruar besimtarët muslimanë për festën e Fitër Bajramit.

Ai ka theksuar se ky është një moment për reflektim dhe unitet, duke shtuar: “Uroj që secili nga ne të kuptojë qartë që në këtë botë jemi të gjithë kalimtarë, të vdekshëm, ndaj le të jemi të mirë me njëri-tjetrin sepse jemi bashkë për një kohë të shkurtër!”

Në fund, Taravari ka uruar gjithë besimtarët: “Gëzuar Fitër Bajramin!”