Pas shumë problemeve, përleshjeve nga distanca mes eksponentëve politik, këtë të premte pritet edhe zyrtarisht të hapet çerdhja e fëmijëve në fshatin Haraçinë.

Çerdhja është investim i Komunës në bashkëpunim me organizatat e huaja.

Edhe pse ishte gati një periudhë të gjatë kohore, hapja e sajë u vonua për shkak të procedurave burokratike dhe mos marrveshjeve mes Komunës dhe Ministrisë për Politikë Sociale.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume