Para pak çastesh në lagjen Dyqanxhik të Shkupit ka pasur të shtëna me armë.
Një person me armë zjarri ka shtënë në drejtim të një personi, i cili për shkak të plagëve të marra është dërguar në spital.
Nga të shtënat ka marrë lëndime në dorë. Ndërkohë autori pas të shtënave ka ikur në drejtim të bulevardit Nikolla Karev, e njohur si Rruga e Plastikave. Jozyrtarisht edhe i plagosuri edhe sulmuesi janë nën moshën 18 vjeçare.