Thanë se nuk dukej për moshën që ka, Millie Bobby Brown u përgjigjet kritikave të gazetarëve – i përmend ata me emra

Aktorja Millie Bobby Brown iu ka adresuar komenteve negative për pamjen e saj, më të zakonshmet prej të cilave janë ata që thonë se ajo duket më e vjetër se sa është në të vërtetë.
Ylli i Stranger Things postoi një video në Instagramin e saj në të cilën shpjegoi se dëshironte të fliste për diçka që e konsideron që “prek çdo grua të re që rritet nën vëmendjen e publikut”.
Ajo vendosi që përmes kësaj videoje t’u drejtohej në emra gazetarëve të cilët kishin shkruajtur artikujt për paraqitjen e saj.
Në një moment aktorja pohoi se ajo se çfarë kishin raportuar ata ishte “bullizim” ndaj saj.
Ajo pohoi se hyri në industrinë e filmit vetëm në moshën 10-vjeçare.
“Fillova në këtë industri kur isha 10 vjeç. Unë u rrita përballë botës dhe për disa arsye, njerëzit nuk mund të rriten me mua. Në vend të kësaj, ata veprojnë sikur unë duhet të qëndroj e ngrirë në kohë, sikur duhet të dukem ende ashtu siç isha në sezonin 1 të Stranger Things. Dhe për shkak se nuk dukem ashtu, jam një objektiv”, pohoi aktorja britanike.