Shqipëria po luan në “Wembley” ndaj Anglisë.

Ndeshja po luhet në kuadër të xhiros së parë të eliminatoreve për Kupën e Botës të vitit 2026.

Në këtë takim në Londër, të pranishëm janë edhe tifozë nga tifogrupi “Tifozat Kuqezi”.

Ata në fakt edhe e kanë shpalosur një mesazh të fortë.

”Të bashkuar nga shpirti, të lidhur me krenari. Europa nuk mund ta ndajë Shqipërinë – 1912”, thuhet në banerin e TKZ-së.

Ata po ashtu i kanë dërguar një mesazh edhe FSHF-së, duke i quajtur “mafia”.