Një sistem i fuqishëm stuhish ka shkaktuar kaos në SHBA, duke sjellë tornado, zjarre dhe erëra shkatërruese që kanë shkaktuar të paktën 17 viktima dhe dëme të mëdha. Missouri është shteti më i goditur, me 11 të vdekur pas tornadove që goditën gjatë natës.
Në Arkansas, janë raportuar 3 viktima dhe 29 të plagosur nga stuhitë, ndërsa Guvernatorja Sarah Huckabee Sanders ka shpallur një operacion për ndihmën e të prekurve. Në Teksas, 3 persona humbën jetën në aksidente të shkaktuara nga një stuhi pluhuri.
Stuhia ka shkaktuar gjithashtu më shumë se 100 vatra zjarri, duke shkatërruar më shumë se 300 shtëpi në Oklahoma, ndërsa banorët janë detyruar të evakuohen nga zona të rrezikshme.
Shërbimi Kombëtar i Motit ka paralajmëruar stuhi të tjera për rajonin juglindor të SHBA-së, me erëra që mund të arrijnë deri në 160 km/h. Më shumë se 100 milionë amerikanë janë nën ndikimin e kushteve ekstreme, dhe autoritetet po punojnë për të ndihmuar të mbijetuarit.