Ministria e Brendshme, në koordinim me prokurorinë publike, deri më tani lidhur me këtë ngjarje kriminale ka të dyshuar për më shumë se 20 persona, raporton TS.

Në stacionin policor ndodhen rreth 15 persona, disa nga të dyshuarit për shkaktimin e këtij incidenti janë akuzuar sipas dyshimeve që kemi deri më tani, sa i përket të dyshuarve, disa janë në spital. Aktualisht kemi katër persona të siguruar në spital, theksoi ministri i MPB-së Pance Toshkoski.

“Do të ketë përgjegjësi për secilin nga personat e korruptuar dhe të papërgjegjshëm që kanë ndikim të drejtpërdrejtë apo të tërthortë në tragjedi”, tha Toshkovski.