Ambasadori i Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Denion Meidani ka shprehur ngushëllime deri te familjet e viktimave nga tragjedia në Koçan, ku nga zjarri në diskotekën “Puls” jetën kanë humbur 51 persona.
“I pikëlluar thellë nga zjarri shkatërrues në Koçan. Mendimet e mia janë me viktimat, familjet e tyre dhe të gjithë ata që janë prekur nga kjo tragjedi. Në këto momente errësirë, forca, shpresa dhe uniteti mund t’ju udhëheqin përpara”, ka shkruar Meidani.