GJITHSEJ 76 PACIENTË JANË TRANSPORTUAR PËR TRAJTIM JASHTË VENDIT

Të gjithë pacientët të cilët janë të shtruar nëpër spitalet në vend, janë gjallë dhe në gjendje stabile, ata të cilët janë në gjendje më kritike janë dërguar në qendra të specializuara jashtë vendit. Njoftoi drejtori i fondit për sigurim shëndetësor, Sasho Klekovski.

“Në kohën më të shkurtër të mundshme, brenda 24 orëve, të gjithë u vendosën dhe trajtuan siç duhet, dhe mbi 70 pacientë u transportuan me sukses jashtë vendit. Duke qenë se kapacitetet në vendin tonë janë të mbushura, duke filluar nga sot, pacientët do të dërgohen edhe në Itali, Holandë dhe Belgjikë. Ekipet mjekësore nga Çekia dhe Izraeli po ndihmojnë mjekët tanë të plagosur, sot do të arrijnë edhe mjekë nga Britania e Madhe.” – tha Klekovski.

Drejtori i Spitalit “8 Shtatori”, Sinisha Stojanoski, informoi se për momentin nuk ka asnjë të sëmurë kritik në këtë spital, shumica e pacientëve kanë djegie të shkallës së dytë dhe të tretë në kokë dhe duar. Lëndime të tjera përfshijnë thithjen e ajrit të nxehtë dhe lëndime traumatike.

“Ekipa po bën përpjekje të parezervë. Protokollet po ndiqen në masën maksimale, djegiet janë plagë të hapura dhe po bëhet kujdes që të parandalohen infeksionet e mundshme të plagëve.” – tha Stojanoski.

Ndërsa Drejtori i Klinikës për Toksikologji, Andon Çibishev, deklaroi se në këtë institucion janë hospitalizuar 18 pacientë, katër prej të cilëve për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore janë transferuar në Klinikën për Anestezion, Reanimacion dhe Mjekim Intensiv. Prej tyre, tre do të transferohen për trajtim jashtë vendit.

“Nga 13 që kanë mbetur në Toksikologji, 4 janë në gjendje jostabile, nuk jemi të kënaqur. Sepse përveç djegieve të rrugëve të sipërme respiratore, kemi të bëjmë edhe me helmim akut të rëndë me gazra të dëmshëm, sidomos me monoksid karboni. Presim që të ketë komplikime në ditët në vijim, por të gjithë jemi të lëvizshëm, ekipet e klinikës janë përforcuar dhe mendoj se gjithçka do të jetë mirë.” – Adnon Çibishev.

Zëvendësministri i Shëndetësisë, Jovica Andovski, njoftoi se gjendja e të lënduarve në diskotekë është relativisht stabile, por nuk mund të thuhet se si do të jetë gjendja e tyre në të ardhmen, sepse është ende herët.

Gjithsej 76 pacientë janë transportuar për trajtim jashtë vendit. Të fundit u transferuan mbrëmë në Kroaci, Slloveni, Vjenë, dhe tre në Athinë. Të lënduarit në Qendrën Klinike “8 Shtatori” sot i vizitoi kryeministri Hristijan Mickovski.