Tragjedia në Koçan, Gashi u shpreh ngushëllime familjarëve të viktimave! Kërkon nga autoritetet zbardhjen e rastit

Pas tragjedisë që ndodhi në Koçan, ku si pasojë e zjarrit humbën jetën rreth 50 persona dhe rreth 100 të tjerë u lënduan, ka reaguar kryeparlamentari Afrim Gashi.
Gashi u shprehi ngushëllime familjarëve të viktimave, ndërkohë që nga autoritetet komeptente kërkoi zbardhjen e plotë të rastit.
“Me pikëllim të thellë mora lajmin për tragjedinë e rëndë në Koçan, ku shpërthimi i zjarrit mori jetën e mbi 50 personave dhe la të plagosur dhjetëra të tjerë. Në emrin tim personal dhe në emër të Kuvendit të RMV, shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjeve të viktimave. Ftoj autoritetet përkatëse të angazhohen me përkushtim për zbardhjen e plotë të rastit, ndërsa ne solidarizohemi plotësisht me ata që po kalojnë këto momente të vështira. Lutjet dhe mendimet tona janë me të gjithë të prekurit nga kjo tragjedi”, tha Gashi.