Instituti i Transfuziologjisë ka njoftuar se për momentin posedon sasi të mjaftueshme të gjakut dhe komponentëve të gjakut. Sipas këtij institucioni për momentin nuk ka nevojë për aksion të jashtëzakonshëm, duke shprehur falënderime për qytetarët që kanë treguar gatishmëri humane për një veprim të tillë. Për momentin nevojat e të gjithë pacientëve të paraqitur nga tragjedia në Koçani janë plotësuar.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume