Deri më sot janë mbledhur 54 milionë denarë (rreth 874.000 euro) donacione përmes Kryqit të Kuq për t’u ndihmuar familjeve të viktimave dhe të lënduarve nga zjarri në diskotekën “Pulse” të Koçanit, njoftoi sekretari i përgjithshëm i Kryqit të Kuq të Maqedonisë, Sait Saiti.

Ai tha se është vendosur që çdo viktimë të marrë nga 150 mijë denarë (rreth 2.400 euro) ndihmë fillestare.

SAIT SAITI- KRYQI I KUQ

Kryesia e kryqit të kuq në RMV solli vendim që nga shuma e grumbulluar për fillim të ndahen për çdo familje nga 150 mijë denar kjo është një ndihmë humanitare e cila do ti mbuloi nevojat më prioriatare për momentin. Shuma që do të mbedhet në vazhdim do të ndahet në periudhat në vijim.

Saiti në konferencën e sotme për media tha se paratë deri më tani janë grumbulluar nga qytetarët nga Maqedonia dhe jashtë vendit, kompanitë, pushtetet lokale dhe institucionet shtetërore, por emrat do të bëhen të ditur pas përfundimit të fushatës së donacioneve, e cila do të zgjasë edhe dhjetë ditë.

Kryqi i Kuq që nga momenti I parë I tragjedisë u vu në shërbim për të ndihmuar jo vetëm familjarët por edhe institucionet mjeksore në vend.

SAIT SAITI- KRYQI I KUQ

Kryqi i Kuq ditët e kaluara ishte I angazhuar duke dhënë përgjigje adekuate për të lënduarit në katastrofën e Koçanit atë që e bëmë nga dita e parë ishte aktivizimi i ekipeve tona për ndihmën e parë edhe atë psikosociale, ndihmën logjistike dhe në të njejtën kohë bëmë furnizimine spitalit të Koçanit me 200 komplete të batanijeve dhe çarçafeve dhe pastaj bëmë furnizimin e spitalit të shtipit.

Ndryshe, nesër ose pasnesër do të bëhen grumbullimi i të dhënat personale dhe do të bëhet transferimi i të hollave për familjarët e viktimave. Është procedurë e ngadalësuar por nuk mund të jemi në kundërshtim me ligjin, thonë nga Kryqi i Kuq.