Kryeministri Hristijan Mickoski është i gatshëm të takohet me liderin e LSDM-së, pas kërkesës së Venko Filipçes për takim liderësh. Kreu i qeverisë i bëri thirrje presidentit të LSDM-së që të zbulojë planin e tij të reformës.

HRISTIJAN MICKOSKI – KRYEMINISTËR

Sa i përket takimit të liderëve, është një temë shumë serioze për të diskutuar kështu përmes mediave. Siç e pashë, Filipçe ndoshta ka një plan, ai mund ta prezantojë atë në një konferencë për media, por nëse dëshiron të ma prezantojë, unë jam i gatshëm ta pres dhe të bisedoj me të”, tha Mickoski.

Tema e takimit të liderëve u ngrit pasi Filipçe deklaroi se javën e ardhshme do të kërkojë takimin e liderëve të partive më të mëdha politike dhe në Kuvend do ta prezantojë planin e tij për reforma në drejtësi, shëndetësi, arsim, administratë publike dhe progres në integrimet evropiane.

Mirëpo, socialdemokratët vazhdojnë të akuzojnë se hetimet për zjarrin në diskotekën e Koçanit janë selektive, dhe sipas Mickoskit, po tentojnë ta politizojnë të gjithë rastin edhe pse atë e bëjnë persona të zgjedhur nga “defterët” e tyre, duke aluduar për Kocevski, Bubevski dhe Abazin.

HRISTIJAN MICKOSKI – KRYEMINISTËR

E kuptoj që ish-koalicioni qeveritar nuk ishte i kënaqur me mënyrën se si prokuroria po zhvillonte hetimet. Së pari, prokurori është i njëjti që votuan këto parti. Në mëngjes ai mbërriti me Islam Abazin dhe Gavril Bubevskin. E keni të qartë se nga cilat fletore janë përzgjedhur këto. Fakti që nuk e kemi vazhduar procedurën, me kërkesën tonë, nuk do të thotë se kemi harruar se nga kanë ardhur. Ne u tërhoqëm për të lënë hapësirë për një përgjigje të qartë dhe llogaridhënie për të gjithë ata që patën edhe pjesën më të vogël në këtë tragjedi, shtoi Kryeministri.

Mickoski nuk ka asgjë kundër kërkesës së opozitës për formimin e komisionit hetimor, por tha se duhet të hapen edhe shumë lëndë të tjera të mëparshme, si aksidenti i autobusit Besa Trans, Laskarca dhe spitali modular në Tetovë.

HRISTIJAN MICKOSKI – KRYEMINISTËR

E dëgjova kërkesën. Njëra parti opozitare kërkon ndihmë ndërkombëtare për hetimin, tjetra një komision hetimor. Po këta persona ishin të preferuarit e atyre që tani thonë se nuk janë të kënaqur me hetimin. A ishin të kënaqur me hetimin për Laskarcën, Spitalin modular, Besa trans dhe shumë hetime. Absolutisht, nuk po i ik asnjë komisioni hetimor, por do të doja ta zgjeroja në të gjitha këto lëndë gjyqësore që përfunduan ashtu siç kanë përfunduar”, tha Mickoski.

LSDM-ja kërkoi që në zgjedhjet lokale të garojnë me VMRO-DPMNE-në me kandidat të përbashkët për kryetar të Komunës së Koçanit, që sipas kryeministrit është herët për të diskutuar për zgjedhje kur nuk kanë kaluar as 40 ditë nga aksidenti, dhe i gjithë qyteti dhe i gjithë vendi janë në pikëllim kolektiv pas aksidentit në të cilin humbën jetën 59 persona.