Tragjedia në Koçan/ Mickoski: Të gjithë ata që kanë gabuar do të përgjigjen / Për veshi do t’i nxjerrim nga shtëpia!

Tragjedia në Koçan ki mori jetën e 59 të rinjve dhe u lënduaan mbi 155 persona është ngjarja më e rëndë në Maqedoninë e Veriut. Kryeministri Mickovski sot pas vizitës që ju bëri të lënduarve në spital u shpreh se të gjithë ata që kanë gabuar do të përgjigjen, dhe nga shtëpia për veshi do ti merr.
“Më lejoni t’u përgjigjem atyre që bëjnë konferenca për media në mesnatë, këtu nuk ka politikë, të gjithë ju që keni guxuar të bëni politikë në këtë mënyrë do të mbani përgjegjësi, mbi kurrizin e qytetarëve dhe jetëve që humbën këta fëmijë. Dhe nuk do të ketë mëshirë, për veshi do t’i nxjerrim nga shtëpia. Nëse ata mendojnë se do të përpiqen të luajnë në kartën etnike dhe të bëjnë politikë siç u përpoqën dje, me ato konferencat për shtyp të mesnatës. Për veshi do t’i nxjerrim nga shtëpia!”, u shpreh Hristijan Mickoski, kryeministër.
Nga ana tjetër, kryetari i komunës së Koçanit sot dha dorëheqje, por qytetarët sot kanë marshuar në Koçan dhe në Shkup si shenjë paknaqësie për drejtësinë në vend. Nuk dihet nëse protetat do të vazhdojnë edhe ditëve në vijim për të kërkuar drejtësi për ngjarjen e Koçanit. Deri tani janë arrestuar 20 persona si të dyshuar dhe përgjegjës për këtë ngjarje. Në mesin e tyre është edhe ish ministri i Ekonomisë dhe ish drejtori i DPSH-së si dhe një ish skeretare e Ministrisë së Ekonomisë e cila dyshohet se ka dhënë licencë të falsifikuar,/TS/