Tragjedia në Koçan/ Prokurori Kocevski: Ju garantoj familjeve të viktimave hetim të plotë dhe të shpejtë

Tragjedia në Koçan ku humbën jetën 51 të rinjë dhe 108 të lënduar, Prokurori publik i shtetit Ljubomir Kocevski është shpreur se do të ketë hetim të shpejtë me të gjithë ekspretet dhe është formuar edhe një ekip prej 5 prokurorësh.
“Kam formuar një ekip prej 5 prokurorësh publikë, dy nga Shkupi, një nga Shtipi dhe dy nga Koçani. Një pjesë e prokurorëve ndodhen në terren, ndërsa të tjerë lëshojnë urdhra për veprime të caktuara procedurale. Ndaj autorëve të mundshëm do të bëhet kontroll dhe do të ndërmerren veprime si dhe do të evidentohen lëshimet. Aktualisht, prokurorët publikë janë duke lëshuar urdhra në lidhje me përgjegjësinë e mundshme për çdo individ të përfshirë”, tha Kocevski.
Ai gjithashtu tha se hetimi do të jetë i shpejtë dhe do të jenë ekspertë në të gjitha fushat.
“Garantoj se hetimi do të jetë i plotë dhe i shpejtë, me ekspertë nga të gjitha fushat e përfshira, për të përcaktuar përgjegjësinë”, u shpreh Kocevski për tragjedinë në Koçan ku humbën jetën 51 të rinj dhe 108 të lënduar.