Lëvizja Qytetare “Kush e ka radhën?” përmes një komunikate drejtuar mediave, para protestës së paralajmëruar për të hënën, kërkon që në mënyrë transparente të publikohet i gjithë dokumentacioni që lidhet me veprimtarinë e diskotekës “Pulse”, që nga hapja e deri në natën tragjike.
Kërkesa ka të bëjë me këto institucione; Inspektoratin Shtetror të Tregut, Ministrinë e Ekonomisë, Inspektoratin Shtetëror të Ndërtimit, MPB-së, Inspektoratit Shtetëror për Urbanizëm, Pushtetit Lokal në Koçan, Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim dhe Drejtorisë për të Ardhura Publike.
Nga nisma “Kush e ka radhën?” kanë kërkuar edhe përgjegjësi disiplinore, penale dhe politike nga të gjitha institucionet tek të cilat do të konstatohen lëshime gjatë punës lidhur me rastin “Puls”.
Por, jo vetëm kaq!
Përgjegjësi adekuate kërkohet për Spitalin e djegur Modular në Tetovë, për “Durmo Tursin”, “Besa Transin” kurse sic thuhet në komunikatë, Oda e Hotelerëve të nis të punojë për përmirësimin e shërbimeve dhe kushteve të punës së objekteve hotelerike, e jo vetëm për ndihmë financiare nga shteti”
NISMA “KUSH E KA RADHËN?”
“Pa përmbushjen e këtyre kërkesave, Maqedonia nuk dot nis të mjekohet. Njerëzit meritojnë përgjigjet. Të gjithë ne meritojmë drejtësi. Patjetër të dalim nëpër rrugë derisa nuk zbardhet e gjithë e vërteta. Për shkak se sistemi shumë herë mashtroi besimin e popullit, epilogu i këtij rasti duhet të jetë nën syrin e opinionit. Populli nuk guxon sërish të manipulohet”
Maqedonia pati ditën më të rëndë dhe më tragjike në historinë e saj dhe fajtorët patjetër të bartin përgjegjësi – thonë nga nisma “Kush e ka radhën?”, duke bërë thirrje që nuk guxojmë të jemi dëshmitarë të ngjarjeve të tmerrshme, që nuk kanë epilog juridik dhe pasoja për kryerësit dhe të cilët nuk premtojnë se nuk do të përsëriten.