Për sot në orën 13 është paralajmëruar protestë në parkun e qytetit në Koçan, e cila po përhapet në rrjetet sociale dhe vjen pas aksidentit ku humbën jetën 59 persona.

“Kjo protestë është shprehje e dhimbjes dhe revoltës së thellë për jetët e humbura, por edhe për gjendjen në të cilën ndodhemi si shoqëri. Ne nuk mund t’i kthejmë bashkëqytetarët tanë të dashur, por jemi të detyruar të luftojmë për nder të tyre dhe që ta ndryshojmë këtë sistem joefikas që na ofron siguri, mirëqenie dhe drejtësi”, thuhet në një postim në faqen Koçani (Zëri i Koçanit) në Facebook.

Në një postim ku shkruuan “Dorëheqje menjëherë kolektive!!!” thuhet se qytetarët kërkojnë ndryshime konkrete.

“Do të luftojmë për qytet pa punësime partiake, për institucionet që funksionojnë, për polici që është këtu për ne, për shërbime inspektimi që do të kryejnë detyrën, për hapësirat publike që do të jenë të sigurta dhe të pastra. Protesta është për drejtësi, për secilin prej nesh, për çdo viktimë që kemi humbur dhe për të gjithë ne që jetojmë çdo ditë këtë qytet”, thuhet në thirrjen për protestë.

Nga aty shtojnë se është e nevojshme të rishikohet rregullsia e të gjitha objekteve hotelierike, veçanërisht picerive që kanë zgjeruar dhe legalizuar tarracat e tyre në mënyrë të paligjshme.

“Kafenetë që kanë zgjeruar ambientet e tyre në të gjithë zonën tregtare dhe makinat e parkuara në trotuare, të cilat bllokojnë rrugën e këmbësorëve, na krijojnë rreziqe. Nuk duhet të harrojmë se nuk respektohet ndalimi i hedhjes së mbetjeve nga komunat e tjera në deponi, ku ,me shoqërim policor lejohet lejohet hedhja e mbeturinave në të njëjtën”, thuhet në njoftim.

Në zjarrin e ndodhur dje kanë humbur jetën 59 persona, ndërsa mbi 140 të lënduar janë trajtuar brenda dhe jashtë vendit.