59 persona kanë humbur jetën nga zjarri që shpërtheu mbrëmë në diskotekën Pulse në Koçan, njoftoi ministri i Brendshëm Pançe Toshkovski në Koçan.

Ka ndërruar jetë edhe një punonjës policie i komisariatit të Probishtipit, i cili ndodhej në diskotekë pas një plani të përgatitur më parë për praninë e të miturve në diskotekë.

– Ky punonjës policie duhej të ishte shpallur polici më i mirë për territorin e Probishtipit. Ai ka ndërruar jetë gjatë kontrollit për zbulim të mundshëm të drogës dhe të lehta – tha Toshkovski.

Janë identifikuar 35 nga të vdekurit, 31 nga Koçani dhe 4 nga Shtipi. 155 persona u plagosën dhe po trajtohen në spitalet në të gjithë vendin./TS