Me procedurë të shkurtuar, Grupi Parlamentar i VMRO-DPMNE-së, ndryshon ligjin për rendin dhe qetësinë publike.

Sipas tyre, ligji do të krijojë mekanizma të reja për të vendosur rregullin, mbrojtjen dhe sigurinë e gjithsecilit.

TONI JAREVSKI – DEPUTET VMRO DPMNE

“Propozimligji ngushton rrethin rreth atyre që krijojnë rreziqe përmes keqpërdorimit dhe shfrytëzimit të jashtëligjshëm të mjekeve piroteknike veçanërisht në ambiente të mbyllura.

Ashpërsohet rregullativa për organizimin e fishekzjarreve dhe manifestimeve të ngjashme ku shfrytëzohen materje shpërthyese.

Ashpërsohen edhe dënimet për personat juridik dhe fizik që do t`i shkelin dispozitat e këtij ligji. Një pjesë e dënimeve janë dyfish më të larta, kurse për disa, ligji parasheh edhe paraburgimin.”

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume