Jovan Kostadinovi, 19-vjecari nga Vinica, u shndërrua në hero pasi me sakrifica rrezikoi jetën e tij duke shpëtuar 21 persona nga zjarri në diskotekën “Puls” në Koçanë. Në dëshminë e tij, gjatë një prononcimi për platformën “SupportKocani” ia ka rrëfyer tmerrin e natës së 16 marsit.

Fillimisht ishte përpjekur të hyjë përmes derës kryesore, por nuk kishte arrtur pasi ishte bllokuar nga rrëmuja e njerëzve që po bënin përpjekje për të dalë, por bashkë me disa të tjerë ka thyer derën dhe ka nisur misionin e shpëtimit.

JOVAN KOSTADINOV –

“Ata që ishin më lartë, bërtisnin, ishin të djegur, kishte edhe të alivanosur. Që në fillim derisa njerëzit ishin në vetëdije shkonte më shpejtë, ata që I nxirnim dilnin jashtë para objektit, kurse më pas nisën të dalin vetëm ata që ishin të alivanosur. Deri në ardhjen e ekipeve mjekësore dy personave ua mbajta kokën që mos e gëlltisnin gjuhën. I morën urgjenca dhe menjëhër I vendosën në oksigjen”

Kostadinovi thotë se në momentet e shpëtimit, hapësira ka qenë e mbushur me tym të dendur, kurse ai I tronditur nga pamjet e të lëndurave dhe viktimave, ka ndjerë dhimbje koke, por nuk ka hequr dorë duke arritur të dalë në ajër të pastër dhe të shpëtojë.

JOVAN KOSTADINOV –

“Më vinte për të vjellë nga ajo që shihja, nga ajo që qanin, që bërtisnin dhe ishin gjithë të djegur dhe pastaj nisën dhimbjet e kokës dhe dola jashtë. Kur dola jashtë, u lehtësova, rashë në gjunj dhe u përkqësova, fatmirësisht ishte dikush afër meje”

Jovan Kostadinov më 26 mars u takua me Kryeministrin Mickoski, kurse Kryeministri tha se ai nuk është vetëm hero, por simbol I një brezi të ri që din të bëjë dallimin. Gjithahstu u njoftua se 21-vjecarit do t`I ndahet bursa e “Alkaloidit” si shenjë mirënhjohjeje për guximin e tij.