Në terren janë duke vazhduar procedurat hetimore për rrethanat që sollën zjarrin e tmerrshëm në diskotekën në Koçanë ku të paktën 51 persona humbën jetën e mbi 100 janë lënduar.

Nga Prokuroria kanë njoftuar se Prokurori Shtetëror Publik ka formuar ekip të prokurorëve që do të udhëheq me hetimet në Koçanë. Në këtë ekip janë kyçur prokurorë nga Koçana, Shtipi dhe Shkupi. Ata bashkë me shërbimet tjera kompetente tashmë punojnë në terren.

Kryeministri Mickoski u ka bërë thirrje institucioneve kompetente, shërbimeve shëndetësore, autoriteteve lokale, që të ndërmarrin masa urgjente për të ndihmuar të lënduarit dhe për të mbështetur familjet e goditura nga kjo tragjedi.

Ministri I Brendshëm, Pançe Toshkovski, njoftoi se në tragjedinë në Koçanë jetën e kanë humbur 51 persona, kurse mbi 100 janë lënduar.

Disa persona tashmë janë ndaluar, kurse MPB-ja po ndërmerr të gjitha masat për të jetuar shkaqet e kësaj tragjedie.

Toshkovski ka njoftuar se persona që kanë ndërruar jetë kanë nëpër shumë spitale dhe duhet të bëhet autopsia për identifikimin e viktimave.

Para hyrjes së Spitaleve të Shkupit, ku janë pranuar një pjesë e të lënduarve, familjarët presin informacione për të afërmit e tyre.

Një numër I madh I qytetarëve janë ofruar për të dhuruar gjak, porn ga Instituti për Transfuziologji kanë njoftuiar se disponojnë me sasi të mjaftueshme të gjakut.