Kjo qeveri ka qenë mbrojtëse e shumë gjërave, ndaj ju bëj thirrje që të mos lejohet të vazhdojë poshtërimi, plaçkitja dhe shkatërrimi kombëtar i Maqedonisë dhe profiterët dhe përbindëshit politik duan të marrin pikë pikërisht përmes protestave.

Unë I bashkangjitem absolutisht shprehjes së revoltës dhe zemërimit, sepse shumë gjëra ende duhet të zgjidhen, por ne do të luftojmë deri në atomin e fundit të energjisë për t’i rregulluar gjërat, deklaroi kryeministri Hristijan Mickoski, duke komentuar protestat e paralajmëruar në disa qytete të vendit pas tragjedisë në Kocan.

HRISTIJAN MICKOSKI -KRYEMINISTRI I RMV-së

I bashkohem shprehjes së revoltës dhe zemërimit sepse kanë mbetur ende shumë gjëra për të zgjidhur para nesh. Ne do të luftojmë deri në atomin e fundit të energjisë për të vendosur diçka të drejtë në emër të brezave të ardhshëm. Kemi bërë shumë gjëra, kemi mundur shumë grupacione mafioze. Që tani e tutje, do të doja që ne të mbetemi të fokusuar në zgjidhjen e problemeve. Unë i kuptoj të gjithë ata që kanë vendosur të shprehin zemërimin e tyre legjitim përmes protestave, por nuk mund t’i arsyetoj përbindëshit dhe përfituesit politike që nuk duan një qeverisje të fortë nga VMRO-DPMNE sepse jemi shtylla dhe barikada e fundit që nuk do të lejojë shkatërrimin e Maqedonisë – tha Mickoski.

Ai ka paralajmëruar edhe vënjen e moratoriumit të përkohshëm për punë e klubeve të natës deri në rregullimin e legjislaturës për funksionimi e tyre.

HRISTIJAN MICKOSKI -KRYEMINISTRI I RMV-së

Mund të them se ka parregullsi të mëdha të dëshpëruara, kur flas për parregullsi të mëdha e kam fjalën konkretisht për 70% deri në 80%, nuk po flas për përjashtime, por po flas për një praktikë që funksionoi dhe nuk do të funksionojë më. Ne po zhvillojmë një plan veprimi për të shpallur një moratorium për një periudhë të caktuar dhe për të eliminuar të gjitha ato parregullsi për ata që duan të operojnë në biznesin në të cilin kanë qenë.

Për herë të parë pas tragjedisë në Kocan dhe paraqitjessë tij në opinion pas më shume se katër ditëve kryeministri Mickovski nuk ka komentuar rrjedhën e hetimeve për rastin e Kocanës.

Kjo pasi në opinion kishte shumë kritika se me paraqitjet e tij kryeministri ka mar rolin e hetuesit prokurorit dhe gjykatësit.