Numri i përgjithshëm I të dyshuarve për zjarrin në Koçanë, për momentin është 34 persona fizik, pasi dje Prokurori Shtetëror, Ljupço Kocevski njoftoi se është hapur procedura hetimore kundër 27 personave dhe 3 firmave, pas procedurave paraprake kundër 7 zyrtarëve policor të Shtipit dhe Koçanës.

PROKURORIA PUBLIKE

“Dy kallëzime penale janë ngritur për 34 persona fizikë dhe 3 ndaj personave juridikë në lidhje me zjarrin në Koçan që ndodhi në një diskotekë më 16 mars, që si pasojë humbën jetën 59 persona. Kallëzimet janë ngritur për veprën penale “vepra të rënda kundër sigurisë së përgjithshme” sipas nenit 292 lidhur me “shkaktimin e rrezikut të përgjithshëm” sipas nenit 288 të Kodit penal. Një person është paraqitur edhe për “marrje të ryshfetit sipas nenit 357 të Kodit penal”

Nga ana tjetër, BDI-ja, nga radhët e të cilës vjen një nga të dyshuarit, ish-Ministri për Ekonomi, Kreshnik Bekteshi, të cilit I është caktuar paraburgimi 30-ditore, përmes një reagimi ka vlerësuar se procesi është I pabazë, selektiv dhe i motivuar politikisht.

BDI

BDI shpreh shqetësimin për supremacinë e palejuar të qeverisë mbi prokurorinë, e cila ka dëmtuar besueshmërinë e procesit hetimor. Fakti që nga 35 personat e ndaluar, vetëm 1 ose 2 janë funksionarë aktualë, ngre dyshime për një drejtësi selektive. Ne kërkojmë që proceset ligjore të jenë të drejta, transparente dhe të bazuara në ligj, pa u ndikuar nga terminologji që nuk ekziston në kodin penal. Në këtë kohë zie, BDI nuk dëshiron të hyjë në akuza, por synon të sqarojë qytetarët se ky proces është i pabazë, politikisht i motivuar dhe selektiv, gjë që mund të komplikojë dhe përkeqësojë më tej situatën.

Ndërkohë me dy kallëzime penale kundër 34 personave dhe 3 firmave, Ministri i Brendshëm, Pançe Toshkovski, shpalli përfundimin e fazës së parë të procedurës për zjarrin në lokalin “Puls” në Koçanë.

Sipas Toshkovskit, fundi I fazës së parë, nuk do të thotë përfundimin e hetimeve. Priten edhe arrestime tjera. /tvklan.mk/