Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, nuk mendon të japë dorëheqje nga posti, pas ngjarjes tragjike ku jetën e humbën 59 persona, megjithatë thotë se si ai po edhe të gjith qytetart kanë përgjegjësi morale për rastin e ndodhur në Koçani.
Toshkovski për tragjedinë fajëson ish pushtetet për më tepër, e krahason klubin e natës me shtall kafshsh
“Jam prgjigjur edhe dje në këtë pyetje, mendoj se nuk ka asnjë në Maqedoni që nuk duhet të mbajë prgjegjsi morale për këtë tragjedi, veçanrisht dikush që ka pasur funksion publik këto 30 vitet e fundit. Nëse ekziston pikë morali dhe mëshire tek njerëzit duhet të mbaj përgjegjësi morale. Nëse më pyesni mua, është shtall dhe si e tillë funksionon kështu për 15 vjet, me krim, me ryshfet, me korrupsion, në mënyrë të paligjshme, pa asnjë kusht” – tha Toshkovski.
Ka paralajmëruar arrestime të reja, përfshirë edhe zyrtar të Ministrisë së Punëve të Brendshme, duke thënë se në vend momentalisht nuk kemi sistem dhe gjithçka sillet rreth korrupsionit.
“Gjatë ditës së sotme nuk do të ndalemi me veprime procedurale, pra kemi konstatuar se sistemi në Maqedoni është i korruptuar deri në atë nivel, saqë mund të themi se kemi një situatë katastrofike për sa i përket veprimeve të një numri të madh të institucioneve, të cilat sipas ligjit duhet të monitoronin funksionimin e diskotekës, veçanërisht në aspektin e mbrojtjes në rast të një numri të madh të zjarrit të mundshëm, të cilët do të ketë sot një numër të madh të personave të tjerë institucionet” – tha Toshkovski.
Përdallim nga Toshkovski, dorëheqje nga pozita ka dhënë kryetari i Komunës që është po nga rradhët e VMRO-së, i cili sipas Toshkovskit dje është thirrur në bisedë informative. Ministri nuk dha detaje nëse do të ketë procedurë edhe kundër kryetarit tashmë të dorëhequr.