Qeveria mori vendim për shpalljen e 7 ditë zie në mbarë vendin.
-Qeveria ngarkoi Inspektoratin Shtetëror të Tregut që në tre ditët në vijim të bëjë kontroll të jashtëzakonshëm në kabaretë, klubet e natës, diskoteka dhe diskotekat në hapësirë të hapur në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, dhe ti raportojë Qeverisë lidhur me konstatimet.
-Qeveria mori vendim për aktivizimin e mekanizmit për kërkimin e ndihmës ndërkombëtare.
Ripotencoj se do të bëjmë gjithçka që është e mundur që të gjithë përgjegjësit për tragjedinë në Koçan të mbajnë llogari dhe drejtësia të vihet në vend.