Presidenti Donald Trump thotë se është “i zemëruar” me Presidentin rus Vladimir Putin.

Duke folur në një intervistë telefonike për NBC News të shtunën, ai kërcënoi se mund të vendosë tarifa shtesë për naftën ruse nëse Putin nuk bashkëpunon në negociatat që po zhvillohen për të mbyllur luftën e tij në Ukrainë.

“Ishe shumë i zemëruar kur Putin filloi të merrej me besueshmërinë e Zelensky, sepse kjo nuk po shkon në drejtimin e duhur”, tha Trump në intervistë.

Presidenti amerikan i referohej Putinit që diskutohej për nevojën, sipas tij, për një udhëheqje të re në Ukrainë.

Presidenti i SHBA-ve paralajmëroi se dështimi për të arritur një marrëveshje mund të rezultojë në tarifa sekondarë.

“Nëse Rusia dhe unë nuk arrijmë një marrëveshje për të ndaluar masakrat në Ukrainë, dhe nëse unë mendoj se është faji i Rusisë, që ndoshta nuk është, por nëse unë mendoj se është faji i Rusisë, unë do të vendos tarifa sekondarë për naftën, për gjithë naftën që del nga Rusia,” tha ai.