Presidenti amerikan Donald Trump njoftoi sot vendosjen e tarifave dytësore ndaj Venezuelës për shkak të dyshimeve se vendi ka dërguar fshehurazi dhjetëra mijëra anëtarë të bandës kriminale në Shtetet e Bashkuara, transmeton Anadolu.
Trump tha se Venezuela kishte treguar një q ëndrim “shumë armiqësor” ndaj Shteteve të Bashkuara dhe kishte dërguar një numër të madh kriminelësh të rrezikshëm, duke përfshirë anëtarë të bandës së rrugës Tren de Aragua, të cilën ai e cilësoi një organizatë të huaj terroriste në fillim të janarit.
“Po vendosim tarifa dytësore”
“Shtetet e Bashkuara do të vendosin atë që quhet tarifë dytësore ndaj Venezuelës, për një sërë arsyesh, duke përfshirë dërgimin e kriminelëve të profilit të lartë në Shtetet e Bashkuara”, njoftoi Trump në mediat sociale.
“Ndër bandat e dërguara në SHBA është Tren de Aragua, e cila është shpallur një organizatë e huaj terroriste. Aktualisht po punojmë për t’i kthyer ato në Venezuelë – kjo është një detyrë e madhe,” shtoi ai.
Trump njoftoi gjithashtu tarifa prej 25 për qind për çdo vend që vazhdon të blejë naftë ose gaz nga Venezuela, duke filluar nga 2 prilli.