U realizua pagesa e masave për broilerët e rritur dhe të shitur ose të therur dhe për pulat e amortizuara

Fermerët i marrin subvencionet e tyre me kohë.
Sot u realizua pagesa e masave për pagesa direkte për broilerët e rritur dhe të shitur ose të therur në kapacitete të regjistruara thertore dhe pagesa direkte për pulat e amortizuara të therura në kapacitete të regjistruara thertore.
U paguan 10.909.520,00 denarë për masën për broilerët e rritur dhe të shitur ose të therur për ekonomitë bujqësore që kanë rritur dhe shitur ose therur broilerë në periudhën nga tetori i vitit 2023 deri në shtator të vitit 2024 në kapacitete të regjistruara thertore.
Është realizuar pagesa prej 105.178.050,00 denarë për 32 përfitues të masës për pulat e amortizuara të therura në kapacitete të regjistruara thertore, që janë ekonomitë bujqësore që kanë rritur dhe shitur ose therur pula të amortizuara në periudhën nga 1 tetor 2023 deri më 30 shtator 2024 në kapacitete të regjistruara thertore.