Ushtria e Ukrainës ka thënë se ka goditur rafineritë ruse të naftës në dy rajone gjatë dy ditëve të fundit.
Në një postim në Facebook, shtabi i përgjithshëm i Ukrainës tha se sulmet kishin në shënjestër një rafineri në rajonin Ryazan dhe rafinerinë Novokuibyshev në rajonin e Samara, raporton Sky News.
“Të dy objektet furnizuan me karburant ushtrinë ruse”, thuhet tutje në deklaratën e Ushtrisë ukrainase.
“Rafineria Ryazan prodhoi mesatarisht 840 mijë ton karburant të cilësisë së lartë për motorët e avionëve,” thuhet në deklaratën e ushtrisë.