Sot në Gjurakoc të Klinës, i jepet lamtumira e fundit, reperit 42-vjeçar Mentor Palokat, i cili u gjet i vdekur pak ditë më parë në një banesë në Prishtinë.

Në varrim po merr pjesë edhe vëllai i tij, reperi Unikkatil.

Ai ka falënderuar të pranishmit që kanë shkuar në varrim, dhe se vëllai i tij ka qenë trim e sypatrembur.

‘‘Vëllai i jemi me siguri plot prej juve këtu i ka pas për zemre, garant e doni shumë. Faleminderit që keni ardh. Ishallah shihna me të në botën tjetër. Njeri trim, sypatrembur’’, ka thënë ai mes tjerash.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume