SPBOhrër ka ngritur kallëzim penal ndaj A.M. (51) nga Struga për shkak të ekzistimit të shkaqeve të dyshimit për kryerjen e veprave penale “uzurpim i patundshmërive” dhe “ndërtim pa leje”. Gjatë viteve 2024 dhe 2025 në Strugë, i raportuari në cilësinë e investitorit ka uzurpuar një pjesë të Liqenit të Ohrit në tokë shtetërore të shpallur “Zonë e Mbrojtur – Monument Natyre i Liqenit të Ohrit” për ta poseduar atë, duke ndërtuar një mur mbajtës prej materiali të fortë pa miratimin përkatës nga organi kompetent.