Nëpërmjet kanaleve të saj zyrtare në rrjete sociale, Federata Italiane e Futbollit ka komunikuar zyrtarisht datat dhe afatet për merkaton e sezonit 2025-2026.

Lajmi i madh është hapësira 10-ditore e qershorit e krijuar nga FIFA posaçërisht për Kupën e Botës për Klube:

Italia është bashkuar dhe ju kujtojmë se prej saj do të mund të përfitojnë të gjitha klubet e Serisë A, jo vetëm Interi dhe Juventusi që do të marrin pjesë në kompeticionin e ri që do të zhvillohet këtë verë në Shtetet e Bashkuara.
Ashtu si sezonet e fundit dhe siç pritej gjerësisht, merkato e transferimeve të verës do të mbyllet sërish në fillim të shtatorit dhe jo në mes të gushtit.

Italia do të kishte dashur të shkurtonte afatet, ashtu si Anglia dhe Franca, por vështirësitë e Gjermanisë dhe mbi të gjitha të Spanjës për çështje fiskale e bënë të pamundur realizimin e kësaj ideje.

DATAT E MERKATOS

Për klubet e Serisë A: 1 qershor-10 qershor 2025 (20:00).

Për klubet e Serisë A, B dhe C: 1 korrik 2025- 1 shtator 2025 (20.00);

Merkato e dimrit: 2 janar 2026 – 2 shkurt 2026 (20:00).