Një automjet i Forcës së Sigurisë së Kosovës është vetaksidentuar në autostradën “Arbën Xhaferi”.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Daut Hoxha.

LEXO EDHE:
Clinton u nderua me çmimin “Paqebërësi i Shekullit”, Osmani: Mbështetja e tij për Kosovën ka qenë gjithmonë pasqyrim i vlerave amerikane
Ai tha se nga ky vetaksident ka edhe të lënduar.

“Rreth orës 16:45 në Autostradën ‘A.Xhaferi’ Prishtinë-Ferizaj, në kilometrin e 9-të është raportuar se është shkaktuar një aksident trafiku me lëndime, ku i përfshirë është një automjet (vetaksident)”, tha Hoxha.

Ai më tej tha se pas informacioneve shtesë që do t’i pranojnë, policia do të njoftojë me kohë për detajet