Deputeti I VMRO-DPMNE-së Brane Petrushevski me kritika ndaj ushëheqësve të sindikatës sipas tij, “Kashikovski nga Sindikata me pagë mbi 50.000 denarë, njëkohësisht akuzojnë edhe Trendafilov dhe njerëzit rreth tij për të ardhura të mëdha”.

BRANE PETRUSHEVSKI – DEPUTET I VMRO-DPMNE-SË

“Sipas informacioneve që na kanë mbërritur nga sinjalizuesit e SSM-së, Stojançe Kashikovski Kryetari i sindikatës së punëtorëve në sektorin e hotelierisë, turizmit dhe sektorit komunal e banesor, përveç pagës fiton edhe të ardhura vjetore shtesë. Të ardhurat e përgjithshme të Kashikovskit në vitin 2023, ku përfshihen paga dhe të ardhurat e tjera, ishin mbi 810.000 denarë. Këta janë sindikalistët e Trendafilovit dhe LSM, nuk dihet se cili prej tyre ka të ardhura më të larta. Sipas sinjalizuesve nga SSM, të cilët janë të zhgënjyer me udhëheqjen aktuale, Trendafilov dhe njerëzit rreth tij e kanë kthyer sindikatat në një kompani private. Trendafilov dhe njerëzit rreth tij po punojnë për pozitat e tyre sipas shënimeve të LSD-së, të cilat i vendosin në mënyrë jolegjitime. Këta janë njerëzit që duke mashtruar punëtorët për pagën minimale, marrin paga disa herë më të larta se ato nga sindikata.”