Avionët luftarakë izraelitë goditën një shtëpi në kampin e refugjatëve Bureij në pjesët qendrore të Rripit të Gazës, duke vrarë të paktën 8 anëtarë nga e njëjta familje, tha një burim mjekësor. Të paktën 26 palestinezë u vranë në sulmet e reja ajrore izraelite në të gjithë Rripin e Gazës të martën në mes të një sulmi vdekjeprurës në enklavë.

Izraeli vazhdon bombardimin e Gazës për të tetën ditë radhazi, duke vrarë të paktën 23 njerëz, përfshirë shtatë fëmijë.

Ushtria izraelite u ka bërë thirrje banorëve në të gjitha qytetet kufitare veriore që të evakuohen. Qytetet e prekura përfshijnë Jabalia, Beit Lahiya, Beit Hanoun dhe Shejaia. Urdhra u lëshuan gjithashtu për zonat në Khan Younis dhe Rafah në jug.

Ndërkaq ushtria izraelite ka bërë të ditur ka vrarë një komandant të Hezbollahut në sulmet në jug të Libanit. Hassan Kamal Halawi ishte “përgjegjës për sulme të shumta terroriste kundër shtetit të Izraelit”, tha ushtria në një deklaratë.

Nga ana tjetër OKB ka bërë të ditur se sulmet e Izraelit në Gaza janë një njollë e përgjakshme në ndërgjegjen kolektive. Kombet e Bashkuara kanë njoftuar se do të zvogëlojnë numrin e ekipeve ndërkombëtar në terren në Gaza, pas sulmeve në territorin palestinez nga forcat izraelite, që kanë vrarë qindra civilë, përfshirë personelin e OKB-së.

Zëdhënësi i OKB-së, Stephan Dujarric ka bërë të ditur se afërsisht 30 nga rreth 100 stafi ndërkombëtar të Kombeve te Bashkuara do të largohen nga Rripi i Gazës këtë javë, duke pranuar se tërheqja vjen në një kohë kur nevojat humanitare janë rritur dhe “shqetësimi për mbrojtjen e civilëve është intensifikuar”. Gjithashtu edhe grupi militant Hamas ka lëshuar një deklaratë duke denoncuar “masakrat e tmerrshme”, ndërsa i bën thirrje komunitetit ndërkombëtar të frenojë Izraelin.