Gazeta katalanase ‘Sport’ po përgatitet të publikojë një intervistë me Lamine Yamal dhe në një fragment të shkurtër të përmbajtjes që do të publikohet pasdite, sulmuesi 17-vjeçar i Barcelonës dha një garanci të fortë:
“Jemi favoritë për të fituar UEFA Champions League.”
LEXO EDHE:
Inter, Marotta: Nuk flas për ‘Tripletën’. Rinovimi i Inzaghit? Janë të gjitha kushtet për të vazhduar
Pse Barcelona është favorite?
Yamal e bazon këtë bindje te ecuria në fazën e grupeve:
“Kur përfundoi faza e parë, thashë se Liverpool-i ishte favoriti, sepse ishte në krye. Tani që ata kanë dalë, favoritë jemi ne,” shpjegoi lojtari, i cili shënoi dhe asistoi në ndeshjen e fundit të turneut, kundër Benfikës.
Asistimi që nisi përmbysjen e Benfikës
Lamine Yamal pranoi se asistimi i tij që çoi në përmbysjen e Benfikës ishte në fakt një tentativë për gjuajtje:
“Duhet ta falënderoj Raphinhën, sepse, në fakt, tentova të godisja portën,” zbuloi ai. Sa për golin e tij, ai e konsideron atë “më të mirin me fanellën e Barcelonës.”
Barcelona lufton për gjithçka
Yamal thekson se Barcelona nuk ka frikë nga asnjë kundërshtar dhe synon të fitojë të gjitha trofetë: kampionatin, Champions League dhe Kupën e Mbretit.
“Jemi një ekip ndryshe nga ai i vitit të kaluar, kur humbëm ndaj PSG-së,” tha ai, duke përshkruar atmosferën në dhomat e zhveshjes si “një familje e bashkuar.”
Lamine Yamal është në listën e Luis de la Fuente për ndeshjet e Spanjës në çerekfinalet e Ligës së Kombeve kundër Holandës.