Zelensky i gatshëm të nënshkruajë marrëveshjen me SHBA-në: Atë që ndodhi në Shtëpi të Bardhë duhet ta rregullojmë

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë se është për ta ardhur keq ajo që ka ndodhur në Shtëpi të Bardhë dhe ka theksuar faktin se gjërat s’kishin shkuar ashtu siç ishin planifikuar.
Ai ka thënë se është koha për të rregulluar situatën dhe ka shprehur gatishmërinë e tij për të nënshkruar marrëveshjen me SHBA-në për mineralet kritike.
“Takimi ynë në Uashington, në Shtëpinë e Bardhë të premten, nuk shkoi ashtu siç ishte planifikuar. Është për të ardhur keq që ndodhi kështu. Tani është koha për ta rregulluar këtë situatë. Dëshirojmë që bashkëpunimi dhe komunikimi i ardhshëm të jenë konstruktivë.Sa i përket marrëveshjes për mineralet dhe sigurinë, Ukraina është e gatshme ta nënshkruajë atë në çdo kohë dhe në çdo format të përshtatshëm. E shohim këtë marrëveshje si një hap drejt një sigurie më të madhe dhe garancive të forta të sigurisë, dhe me të vërtetë shpresoj që ajo të funksionojë në mënyrë efektive”, ka shkruar Zelenksy.
I would like to reiterate Ukraine’s commitment to peace.
None of us wants an endless war. Ukraine is ready to come to the negotiating table as soon as possible to bring lasting peace closer. Nobody wants peace more than Ukrainians. My team and I stand ready to work under…
— Volodymyr Zelenskyy / Володимир Зеленський (@ZelenskyyUa) March 4, 2025