Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka mbërritur në Arabinë Saudite.
Zelensky po takohet me Princin e Kurorës Mohammed bin Salman, por ai nuk do të marrë pjesë në bisedimet të martën mes zyrtarëve amerikanë dhe ukrainas, shkruan BBC.
Ndërkaq, i dërguari i Donald Trump në Lindjen e Mesme, Steve Witkoff, thotë se SHBA-ja nuk e mbylli kurrë inteligjencën për “çdo gjë mbrojtëse që u duhej ukrainasve”.
Witkoff është pjesë e delegacionit amerikan që do të takohet nesër me zyrtarët ukrainas në Jeddah.