Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se përgjigjja e Putinit ndaj propozimit për armëpushim është “manipuluese” dhe bëri thirrje për më shumë sanksione ndaj Rusisë për të detyruar një marrëveshje paqeje, raporton BBC.

Në fjalimin e tij të përditshëm të mbrëmjes, Zelensky tha se “kushtet paraprake” të Putinit nuk do të bëjnë të mundur një armëpushim dhe se “është vetëm Rusia që do t’i vonojë gjërat”.

Kjo vjen pasi Putini tha se luftimet duhet të përfundojnë në Ukrainë, por këmbënguli se një armëpushim duhet të “heqë shkaqet themelore të kësaj krize”.

Në një konferencë shtypi, udhëheqësi rus tha se ai mbështet idenë e armëpushimit, “por ka çështje që duhet t’i diskutojnë”.

Komentet e Zelenskyt vijnë telsa i dërguari i Donald Trumpit, Steve Witkoff, është në Moskë përpara bisedimeve ShBA-Rusi për një propozim 30-ditor për armëpushim.