Kancelari i ardhshëm i Gjermanisë, Friedrich Merz, thotë se shkëmbimi i së premtes mes Presidentit të SHBA-ve, Donald Trump dhe presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, në Shtëpinë e Bardhë, ishte një “përshkallëzim i fabrikuar”.

“Nuk ishte një reagim spontan ndaj ndërhyrjeve të Zelenskyt, por padyshim një përshkallëzim i prodhuar në këtë takim në Zyrën Ovale”, tha Merz në një konferencë shtypi në Hamburg, raportojnë agjencitë e lajmeve Reuters dhe AFP.

Merz thotë se Evropa tani është nën presion për të vepruar shpejt: “Tani duhet të tregojmë se jemi në gjendje të veprojmë në mënyrë të pavarur në Evropë”.