Ilir Meta do të garojë për deputet mnë zgjedhjet e 11 majit në Qarkun e Tiranës ku do të jetë në listë të hapur nën siglën ekoalicionit “Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore”.
“Kryesia e Partisë së Lirisë miratoi sonte vendimin e Presidentit të Partisë së Lirisë, Z. Ilir Meta për të qenë kandidat për deputet në listën e hapur, Qarku Tiranë, të koalicionit “Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore”, në zgjedhjet për Kuvend të datës 11 Maj 2025”, thuhet në deklaratën e PL.