Në ditët e zisë në Maqedoninë e Veriut, në rajonin e Strumicës, qytetarë të pandërgjegjshëm kishin djegur mbetjet bujqësore duke shkaktuar përhapjen e zjarrit ku ishin rrezikuar edhe shtëpitë.
Por, fatmirësisht zjarrfikësit e Strumicës me mbështetje të kolegëve nga Radovishi, Valandova dhe Gjevgjelia kishin arritur që shpejtë ta lokalizojnë zjarrin.
Edhe sa viktima duhet të japim që të vetëdijësohemi se me zjarrin s`ka lojë – ka deklaruar mbrëmë Kryetari I Komunës së Strumicës, Kostadin Kostadinov.
Ndryshe, nga Qendra për Menaxhim me Kriza ka në njoftuar se gjatë ditës së djeshme janë regjistruar 28 vatra zjarri në ambiente të hapura kurse nga fillimi i marsit – 484 zjarre.
Aktiv mbetet zjarri në deponinë “Drislla”.
“Të gjitha zjarret nisin nga tokat bujqësore ku digjen mbetje të kulturave bujqësore – thonë nga QMK-ja.
Ndërkohë, gjatë ditës së djeshme, Policia e Prilepit dhe Resnjës kanë arrestuar dy persona për shkak të shkaktimit të zjarrit.
Dy të dyshuarit, sipas policisë, kanë djegur mbetje bujqësore duke rrezikuar shtëpitë dhe se ndaj tyre do të inicohet procedurë adekuate.
Me nisjen e ngrohjes së motit dhe rritjes së temperaturave janë shtuar edhe vatrat e zjarrit. Autoritetet kanë bërë thirrje për kujdes të shtuar veçanërisht për bujqit që të mos digjen mbetjet e kulturave bujqësore.