Me datë 13.04.2025, zyrtarë policorë nga Stacionet Policore për Siguri në Komunikacionin Rrugor Tetovë dhe Gostivar, kanë kryer kontroll për tejkalim të shpejtësisë maksimale të lejuar, në të cilin janë konstatuar gjithsej 128 kundërvajtje (TE-67 dhe GV-61). Gjatë kontrollit sipas nenit 297a – drejtim i pakujdesshëm i mjetit motorik, shtatë persona janë privuar nga liria (TE-5 dhe GV-2). Në autostradën Shkup-Tetovë, në stacionin e pagesës rrugore Zhelinë, është privuar nga lria personi M.B. (47) nga fshati Çellopek i Tetovës, për drejtimin e automjetit të udhëtarëve ,,Rover” me targa kombëtare zvicerane me shpejtësi prej 178 km/orë në vend ku shpejtësia e lejuar është 100 km/horë. Në të njëjtin vend është privuar nga liria R.A.(42) nga Tetova, e cila ka drejtuar me shpejtësi prej 172 km/orë veturën ,,Peugeot” me targa të Tetovës. Gjithashtu, në stacionin e pagesës rrugore Zhelinë, është privuar nga liria personi A.A. (33) nga fshati Rakovec për drejtimin e veturës së udhëtarëve ,,Audi” me targa të Tetovës i cili e ka drejtuar me shpejtësi prej 193 km/orë. Në autostradën Shkup-Tetovë, në afërsi të ,,Ujit tëftohtë” janë privuar nga liria personi V.Z. (24) nga fshati Zhelinë e Tetovës, për drejtimin e automjetit të pasagjerëve ,,Audi” me targa të Tetovës me shpejtësi prej 179 km/orë në vend ku shpejtësia e lejuar është 100 km/orë dhe S.Sh. (30) nga Tetova për drejtimin e automjetit të pasagjerëve Volkswagen ,,Golf” me targa të Shkupit me shpejtësi prej 177 km/orë. Ndërsa në magjistralen Tetovë-Gostivar, në stacionin e pagesave rrugore Gostivar, janë privuar nga liria personat A.M. (42) nga Shkupi për drejtimin e automjetit të pasagjerëve ,,BMW” me targa të Shkupit me shpejtësi prej 171 km/orë në vend ku lejohet shpejtësia prej 80 km/orë dhe N.B. (54) nga Ohri për drejtimin e automjetit të udhëtarëve ,,Volkswagen Passat” me targa të Ohrit me shpejtësi prej 165 km/orë. Personat janë ndaluar në stacionet policore dhe pas dokumentimit të rasteve ndaj tyre do të ngrihen kallëzimet përkatëse nga neni 297a i Kodit Penal.Tetovasot