Më 14.04.2025 në orën 13.00 në afërsi të kompleksit hotelerik në Ohër, nëpunës policorë nga Qendra Rajonale për Çështje Kufitare Perëndim ndaluan 13 shtetas shqiptarë të cilët janë gjetur gjatë kryerjes së veprimtarive ndërtimore, pa pasur leje përkatëse pune. Nga masat e ndërmarra është konstatuar se ata më 14.04.2025 kanë realizuar hyrje të ligjshme në shtet, por nuk kanë poseduar miratim përkatës dhe leje për vendqëndrim të përkohshëm për motiv pune, në përputhje me nenin 80 nga Ligji për të Huajt. Ata nuk kanë pasur as certifikata të cilët obligoheshin që t’i posedojnë në pajtim me normat e parapara për implementimin e Ligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për kushtet e qasjes së lirë në tregun e punës në Ballkanin Perëndimor. Pas dokumentimit të plotë të ngjarjes, QRÇK Perëndim do të paraqesë kallëzim përkatës.TS