Më datë 20.04.2025, në SPB Shkup është denoncuar se rreth orës 14.50 në autostradën Shkup-Kumanovë, në afërsi të kryqëzimit Hipodrom, një motoçikletë me targa të Shtipit, e drejtuar nga D.I. (23) nga Shtipi, kishte dalë nga autostrada. Në aksident lëndime të rënda ka pësuar motoçiklisti, siç konfirmohet në Qendrën Emergjente në Kompleksin e klinikave “Nënë Tereza” në Shkup. Këqyrja është kryer nga ekipi i SPB Shkup.TS

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume