Angel Saramakov nga Veles, polic, dhe anëtar i sigurisë së kryeministrit Hristijan Mickoski, mori masën e paraburgimit prej 30 ditësh nën dyshimin për kryerjen e krimit “zbulimi i sekretit shtetëror”, mëson “Skopje1”.
Ai është dërguar në burgun e Shutkës, ku do të vuajë masën. Saramakov u kap në një operacion të realizuar nga Prokuroria për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe MPB, dhe u gjet në një automjet “BMW” së bashku me një person tjetër, të cilin ende nuk e kanë ndjekur për ndjekje penale. Gjatë kontrollit, në automjetin e Saramakovit u gjet një çantë me materiale zyrtare të MPB-së, dhe u sekuestruan telefonat mobilë nga të dy personat, të cilët u arrestuan.