Policia ka bërë të ditur se për një javë në rajonin e Ferizajt janë shqiptuar 1 mijë 394 gjoba kundërvajtëse.

Gjatë kësaj periudhe, sipas njoftimit të policisë janë pezulluar edhe13 patentë shoferë për siç thuhet, drejtuesit e mjeteve që kanë kryer shkelje të rënda në trafik.

Gjatë kësaj periudhe në rajonin e policisë janë regjistruar gjithsej 38 aksidente, nga të cilat 17 aksidente me lëndime dhe 21 me dëme materiale.