Më 16.04.2025 rreth orës 18.25 në SPB Shkup u denoncua se në rrugën lokale f.Kopanicë-f.Boajnë, rrethi i Shkupit, motoçikleta „suzuki“ me targa regjistrimi të Shkupit, e drejtuar nga S.S.(38) nga f.Bukoviq, rrethi i Shkupit, kishte dalë jashtë rrugës. Nga lëndimet e pësuara në vendin e aksidentit ndërroi jetë vozitësi. Mjeku i Ndihmës urgjente mjekësore konstatoi vdekjen, ndërsa sipas urdhërit të prokurorit publik trupi i të ndjerit u dorëzua për obduksion. Lëndime të rënda trupore pësoi bashkudhëtari S.Ј.(41) nga f.Kopanicë, rrethi i Shkupit, të konstatuara në Kompleksin e klinikave „Nëna Теrezë“. Këqyrjen e vendit të ngjarjes e kreu prokurori publik dhe ekipi i SPB Shkup.  TS