Me datë 07.04.2025 në ora 14.10 në rrugën ,,Iliria” në Tetovë, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor për Siguri Rrugore Tetovë, kanë privuar nga liria personin B.D. (42) nga Shkupi. Gjatë kontrollit të komunikacionit, zyrtarët policorë kanë ndaluar veturën e pasagjerëve Volkswagen Golf me targa të Shkupit, të cilën e drejtonte dhe pas marrjes së masave është konstatuar se i njëjti është nën efektin e alkoolit, përkatësisht alkooli në gjak ka qenë 2.15% promilë. Pas dokumentimit të plotë të ngjarjes, ndaj tij do të ngrihet akuzë në bazë të nenit 297-a të Kodit Penal – “Drejtim mjeti në mënyrë të pakujdesshme”.TS